JANUZAJ

Refuzon ofertën e ‘çmendur’ të PSG
8 May, 2014 @10:23
Mesfushori kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj, ka refuzuar një ofertë të majme të Paris St Germain, njofton sot e përditshmja angleze The Daily Mirror.
Sipas gazetës në fjalë, agjenti i Januzajt ka zbuluar se kampioni i rishpallur i Francës mbrëmë, ka qenë i gatshëm të ofrojë gjithçka për të siguruar shërbimet e 19 vjeçarit.
Agjenti i tij belg, Dirk De Vries, ka thënë se paraja asnjëherë nuk ka qenë faktor vendosës te Adnani, derisa gazeta ka shtuar se nuk duhet harruar që djaloshi me origjinë kosovare do të jetë tinejxheri më i paguar në botën e futbollit me kontratën e re te Djajt e Kuq, ku do të fitojë 50 mijë funta në javë.