MEDIA

REUTERS
Real rrezikon me Cristianon
8 May, 2014 @11:10
Cristiano Ronaldo ka kaluar stinor fenomenal prej se filloi viti 2014 dhe fitoi Topin e Artë për vitin 2013.
Mirëpo, ai mbrëmë ka rënë në tokë, pasi që muskujt nuk duronin më. Kritikat kanë filluar të vërshojnë ekipin madrilen që nuk po e kursen fare lojtarin më të mirë të tij - duke e sjellë në këtë gjendje në momentin kur ai do t’i duhet më së shumti.
Real Madrid ndjek titullin kampion të Spanjës dhe Ligën e Kampionëve këtë stinor, pasi që fitoi Kupën e Mbretit të Spanjës.
Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo mbrëmë e la lojën në minutën e tetë të takimit ndaj Valladolid - shkak lodhja muskulore. Në fund Real Madrid ka zbehur gjasat shumë për titull! Valladolid barazoi 1-1 në fund.
A ia vlen të humbet një super lojtar para finales së Ligës së Kampionëve, para La Decimas, shkruajnë mediat spanjolle sot. E edhe Goal.com ka shkruar se Real Madrid më nuk guxon të rrezikojë njeriun kryesor para finales së Ligës së Kampionëve.