SUNDERLAND
Poyet historik
8 May, 2014 @14:27
Macet e Zeza të Sunderland arritën të sigurojnë mbijetesën në Premier League me fitoren e mbrëmshme ndaj West Bromwich Albion 2-0.
Trajneri uruguajan i tyre, Gustavo Poyet, i cili erdhi në tetor të vitit të kaluar në krye të ekipit për t’i shpëtuar nga rënia, ka marrë meritat më të mëdha, ndërsa rekordi i tij i arritur në javët e fundit është impresionues.
Sunderland nuk ka arritur që të shënojë fitore në katër ndeshje me radhë në Premier League, që nga viti 2000. E pas 14 vitesh, këtë e arriti në javët e fundit duke e kompletuar fitoren e katërt me radhë mbrëmë - për të barazuar rekordin që për një ekip modest - është i jashtëzakonshëm.