Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - TREPÇA'89

Lideri me përmbysje fiton derbin lokal

Foto: KFTrepca89/fb/B. Pllana

Lideri me përmbysje fiton derbin lokal


18 February, 2022 @15:03

Përballja derbi e Mitrovicës, mes Trepçës dhe Trepçës’89 i ka takuar ‘89-shit, pasi që me përmbysje kanë arritur te fitorja 1-3 [Ardian Neziri 9p. - Fatmir Rexhaj 69p., Egzon Elshani 80, Rilind Namani 89].

Trepça sot luajti në cilësi të vendasit në “Riza Lushta” por pas epërsisë fillestare të arritur nga penalltia, ata mbetëm me një lojtar më pak në fushë, kur Rodrigo Zalazar mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 32 të ndeshjes.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Përjashtimi i Zalazarit lehtësoi punën për ekipin e Shpëtim Idrizit që në pjesë të dytë hyri furishëm dhe pas disa tentimeve arriti barazimin me Rexhajn, nga penalltia. Pas kësaj, gjithka u bë edhe më e lehtë për ta, ndërsa në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes goditën edhe dy herë me Elshanin dhe Nimanin për fitoren 1-3.

Me fitore, Trepça’89 ngrit distancën në krye të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi A, ndërsa Trepça e Emin Baliqit tashmë varësisht prej rezultateve të skuadrave tjera do të mund të humb pozitën e dytë, ku e kishin mbyllë pjesën vjeshtore të stinorit.

NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë