GJILANI - FERONIKELI
Lideri rrëzohet në Gjilan
21 October, 2018 @16:23
Seria prej shtatë fitoreve rresht e liderit aktual të Superligës, Feronikelit, ka marrë fund.
Ekipi i trajnerit Zekerija Ramadani, është ndarë kokulur nga stadiumi i qytetit në Gjilan, pasi u mposht nga skuadra e Gjilanit me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën 66’ nga ish-lojtari i Kukësit, braziliani Jefferson Lopes, i cili e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë gabimin e Albutrint Morinës në mesfushë, duke u treguar i saktë në përballjen një me një me portierin e Feronikelit, Smakiqi.
Kjo fitore për Gjilanin vjen pas dy humbjeve të fundit ndaj Lirisë dhe Llapit, ndërsa për Feronikelin është humbja e parë prejse drejtimin e tij e ka marrë trajneri Zekerija Ramadani.
FORMACIONET STARTUESE
GJILANI: Kaçiu, Kastrati, Mauricio, Halili, Magani, Kosumi, Muça, Jefferson, Pepa, Hysa, Perez FERONIKELI: Smakiqi, Islami, Prekazi, Lladrovci, Morina, Hoxha, Gavazaj, Carioca, Hoti, Fazliu, Magani |