PAS LËNDIMIT
Në këto ndeshje mungon Messi
21 October, 2018 @11:12
Forma e mirë e Barcelonës mund të ndërpritet tasht e tutje. Ekipi katalonas duke fituar mbrëmë Sevillën në Camp Nou 4-2, ka treguar se aktualisht është ndër ekipet me formë më të mirë në botë, por lëndimi i rëndë i Lionel Messit, i ka vënë pikëpyetje vazhdimit të kësaj forme.
Messi theu dorën në pjesën e parë të ndeshjes me Sevillën mbrëmë, kur kishte asistuar dhe shënuar një gol për t’ia hapur ekipit rrugën drejt fitores dhe lidershipit.
E sot, Mundo Deportivo ka bërë të ditur se ai nuk pritet të jetë në këto ndeshje, derisa të shërohet plotësisht nga lëndimi:
Barcelona-Inter, 24 tetor;
Barcelona-RealMadrid, 28 tetor;
Leonesa-Barcelona, 31 tetor;
RayoVallecano-Barcelona, 3 nëntor;
Inter-Barcelona, 6 nëntor;
Barcelona-Betis, 11 nëntor.