SCHALKE - WERDER
Rashica pushoi, Werder ndjek kreun
20 October, 2018 @20:35
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, që shënoi golin e parë me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Ishujve Faroe, ka pushuar sot përgjatë gjithë ndeshjes për ekipin e tij, Werder.
E Werder fitoi 0-2 si mysafir i ekipit të Schalkes, ku dy herë shënoi Max Eggestein.
Rashica qëndroi për 90 minuta në bankën rezervë të ekipit, ndërsa Werder është bërë ndjekësi kryesor i kreut të tabelës, pushtuar aktualisht nga Borussia Dortmund.