PRISHTINA - KEK
Tre gola, për të tretën rresht
20 October, 2018 @16:10
Me fitore e ka mbyllur duelin e sotëm ndaj KEK-ut skuadra e Prishtinës.
Nënkampioni i Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 2-0, me golat e ardhur në pjesë të dytë, derisa në të parën ka pasur paraqitje të zbehtë, përkundër rivalit pa fitore në Superligë, KEK-ut.
Ka qenë Basit Khalid që ka bërë ndërrimin e parë në semafor, kur ka shutuar nga largësia për t’ia dhënë epërsinë bardhekaltërve për 1-0.
E pas golit të tij në minutën e 53-të të ndeshjes, Mario Morina ka shtuar në 2-0 (69’) e Mërgim Pefqeli ka vulosur përfundimtaren 3-0 (88’).
Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë e Prishtinës së Mirel Josës, që duket të jetë këndellur pas rezultateve jo fort të mira në para këtyre xhirove, ndërsa KEK-u, bashkë me Lirinë mbetet kandidati kryesor për rënie nga elita këtë stinor.
FORMACIONET STARTUESE
PRISHTINA: Bekaj, Thaqi, Haliti, Bekteshi, Bashiru, Boshnjaku, Miftaraj, Arago, Morina, Korenica, Khalid KEK-u: Gllareva, Tejeci, Krasniqi, Rakovica, Govori, Grajçevci, Berisha, Nimani, Dodolli, Stullqaku, Gashi |