WOLFSBURG-BAYERN
Bayern i kthehet fitoreve
20 October, 2018 @17:31
Skuadra e Bayernit ka mposhtur në udhëtim Wolfsburgun me rezultat 3-1. Robert Lewandowski shënoi dy gola, për të asistuar në golin e tretë të shënuar nga James Rodriguez. Vendasit shënuan të vetmin gol me anë të Wout Weghorst.
Ndërkohë Arjen Robben u përjashtua në minutën 57’, pas ndërhyrjes në Elvis Rexhbecajn. Robben ishte ndëshkuar për simulim në fund të pjesës së parë, ndërkohë Rexhbecaj kaloi 71 minuta në fushë për Wolfsburgun.
Edhe një futbollist tjetër kosovar, Florent Muslija nisi ndeshjen për ekipin e tij, Hannover 96. Muslija shënoi një gol të bukur në ndeshjen e parë në Bundesligë, derisa Hannover96 luajti baras me Leverkusenin, 2-2. Pikët u ndanë edhe në Augsburg, ku mysafirë ishin Leipzig. Borussia e Dortmundit fitoi 4-0 në Stuttgart, e Hoffenheim fitoi 3-1 në Nurnberg.