THIERRY HENRY
Ia nis me disfatë
21 October, 2018 @11:41
Ndeshja e parë e Monacos me Thiery Henryn trajner ka përfunduar me disfatë të ekipit. Henry 41 vjeç ka parë ekipin e tij duke pësuar nga Strasbourgu 2-1 në Ligue 1, ndërsa ka ardhur në postin e trajnerit gjatë pushimit të ligave dhe ndeshjeve të kombëtareve.
Ish-trajneri i Monacos, Leonardo Jardim u shkarkua më 11 tetor nga drejtuesit e klubit pasi që nuk arriti të shënojë fitore në 11 ndeshje të të gjitha garave që prej nismës së stinorit në Francë. Monaco është në krizë të madhe të rezultateve duke qenë aktualisht e parafundit në Ligue 1 me 6 pikë në total, sa ka edhe Guingampi i fundit.