Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E KOMBEVE 2020/2021

Liga e Kombeve 2020/2021: Kur i mëson Kosova kundërshtarët?

Liga e Kombeve 2020/2021: Kur i mëson Kosova kundërshtarët?


22 January, 2020 @11:12

Pas edicionit të parë të Ligës së Kombeve, që doli të ishte tejet i suksesshëm për Kosovën, tashmë janë publikuar shumë informacione për sezonin Liga e Kombeve 2020/2021.

Pasi e përfundoi e para në grupin e saj në Ligën D, Kosova në sezonin e dytë të Ligës së Kombeve do të garojë në Ligën C, rrjedhimisht me kundërshtarë më të vështirë.

Për dallim nga hera e kaluar, Kosova dhe Shqipëria këtë vit ndodhen në të njëjtën ligë dhe në vazo të ndryshme, pra mund të ndodhen në të njëjtin grup të Ligës C të Kombeve.

E kundërshtarët e saj për sezonin e ri të Ligës C të Kombeve Kosova do t’i kuptojë më datën 3 mars 2020, me shortin që mbahet me fillim nga ora 18:00 (sipas kohës tonë lokale) në Amsterdam të Holandës.

LIGA E KOMBEVE 2019/2020 - TABELAT

Vazot e Ligës C janë këto:

Vazo 1: Greqia, SHQIPËRIA, Mali i Zi, Gjeorgjia.
Vazo 2: Maqedonia Veriore, KOSOVA, Bjellorusia, Qipro.
Vazo 3: Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu.
Vazo 4: Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldavia.

Si zakonisht, secili grup i Ligës C të Kombeve përmban nga një skuadër prej seciles vazo, derisa ndeshjet fillojnë të luhen nga shtatori i vitit 2020, për të vazhduar më pas me fazën Play Off (fituesit e grupeve përkatëse) në mars të vitit 2021.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve