Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E KOMBEVE 2020/2021

Liga e Kombeve 2020/2021: Të gjitha vazot dhe data e shortit

Liga e Kombeve 2020/2021: Të gjitha vazot dhe data e shortit


22 January, 2020 @11:52

Është përcaktuar data e shortit për edicionin 2020/2021 të Ligës së Kombeve.

Grupet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve do të përcaktohen më 3 mars 2020 me fillim prej orës 18:00 (sipas kohës tonë lokale) në Amsterdam të Holandës. Shortin Kosova dhe Shqipëria e nisin në vazo të ndryshme të Ligës C, me ç‘rast mund të përballen mes vete në këtë garë.

Të gjitha vazot për shortin e Ligës së Kombeve 2020/2021:

Liga A

Vazo 1: Portugalia, Holanda, Anglia, Zvicra.
Vazo 2: Belgjika, Franca, Spanja, Italia.
Vazo 3: Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina, Danimarka, Suedia.
Vazo 4: Kroacia, Polonia, Gjermania, Islanda.

Liga B

Vazo 1: Rusia, Austria, Uellsi, Republika Çeke.
Vazo 2: Skocia, Norvegjia, Serbia, Finlanda.
Vazo 3: Sllovakia, Turqia, Republika e Irlandës, Irlanda Veriore.
Vazo 4: Bulgaria, Izraeli, Hungaria, Rumania.

Liga C

Vazo 1: Greqia, SHQIPËRIA, Mali i Zi, Gjeorgjia.
Vazo 2: Maqedonia Veriore, KOSOVA, Bjellorusia, Qipro.
Vazo 3: Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu.
Vazo 4: Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldavia.

Liga D

Vazo 1: Gjibraltari, Ishujt Faroe, Letonia, Lihtenshtajni.
Vazo 2: Andorra, Malta, San Marino.

Si zakonisht, secili grup në ligat përkatëse përmban nga një skuadër nga secila vazo, ndërkohë që ndeshjet fillojnë nga shtatori i vitit 2020, e përfundojnë më pas me fazën finale në ershor 2021.

Xhiro 1: 3–5 shtator 2020
Xhiro 2: 6–8 shtator 2020
Xhiro 3: 8–10 tetor 2020
Xhiro 4: 11–13 tetor 2020
Xhiro 5: 12–14 nëntor 2020
Xhiro 6: 15–17 nëntor 2020
Finalet: 2, 3, 6 qershor 2021

Sa i përket lidhjes së Ligës së Kombeve 2020/2021 me Botërorin e Katarit 2022, nga Liga e Kombeve në Botëror direkt kualifikohen dy shtetet të cilat renditen më së larti nga të gjitha ligat e Ligës së Kombeve (shtetet që nuk e kanë siguruar kualifikimin në Botëror përmes fazës së rregullt kualifikuese). Në rast se një shtet e ka siguruar Botërorin me kualifikim të rregullt dhe njëkohësisht ndodhet në pozitat e Ligës së Kombeve që dërgojnë direkt në Botëror, në Botëror nga Liga e Kombeve shkon shteti që ndodhet një vend më poshtë në renditje (pra pozita bartet).


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve