KF TIRANA

Foto: KF Tirana
Lila dhe Vangjeli, zyrtarisht te Tirana
27 August, 2019 @13:34
Kristi Vangjeli dhe Andi Lila janë dy lojtarët më të ri të skuadrës së Tiranës, lojtarë që kryesisht angazhohen në detyra defansive, qoftë në krahë apo qendër të mbrojtjes.
Dyshja në fjalë u zyrtarizua mbrëmë nga klubi kryeqytetas, ndërsa prezantimi i tyre do të bëhet sonte para ndeshjes që Tirana e luan ndaj Teutës.
Kujtojmë që Tirana kampionatin e hapi me një fitore 3-0 ndaj Luftëtarit, ndërsa skuadra e drejtuar nga Ardian Mema kampionatin e vazhdon sonte me ndeshjen e lartpërmendur ndaj Teutës.