Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRESIN PËRKRAHJE MASIVE

Liria beson në Superligë, pret përkrahje masive nesër

Fotot: FCLiria/fb

Liria beson në Superligë, pret përkrahje masive nesër


12 May, 2023 @14:50

Liria e Prizrenit përmes një mesazhi të postuar në faqen e skuadrës në Facebook ka bërë të ditur se pret përkrahje të madhe nesër në kuadër të xhiros së parafundit të Ligës së Parë Grupi A.

Futbollistët e skuadrës bardhezi presin Drenasin në ndeshjen e xhiros së XXVI të Ligës së Parë, ndërsa dueli nis prej orës 15:00 në Përparim Thaçi të Prizrenit, që është edhe ndeshja e fundit si vendas për këtë edicion të garave për ata. Në xhiron e fundit Liria është mysafire e Rilindjes 1974.

Liridon Fetahaj

“Të mblidhemi të shtunën, të gjithë në stadiumin e qytetit në përkrahje të  klubit tonë të zemrës që ka dhënë shumë edhe atëherë kur ka qenë e pamundur. Deshirojme të ju kemi në tribuna më 13 maj, sepse vetëm bashkë arrijmë t’i tejkalojmë sfidat dhe të pozicionohemi lartë e më lartë. Ju mirëpresim të gjithëve masovikisht!” — ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FC Liria përcjellur edhe me video motivuese ku flasin futbollistët e ekipit.

TABELA AKTUALE e LIGËS SË PARË

Liria këtë stinor drejtohet nga Xhengis Rexhepi, ndërsa ekipi është në pozitën e dytë të renditjes tabelare, ku lider është Feronikeli’74 me tri pikë më shumë. Liria ka bilans më të mirë në duele ndaj Feronikelit’74 dhe shpreson që ekipi nga Drenasi të humb njërën nga dy ndeshjet e mbetura, për të siguruar Superligën në mënyrë direkte, pasi që vetëm vendi i parë shkon drejtpërdrejtë në elitë. Pozita e dytë duhet të luajë dy ndeshje barazhi për të kërkuar Superligën.

DUELET E MBETURA TË LIRISË DHE FERONIKELIT’74:

13 maj, Prizren: Liria — Drenasi
20 maj, Pejë: Rilindja 1974 — Liria
-
13 maj, Drenas: Feronikeli’74 — Trepça
20 maj, Prizren: A&N — Feronikeli’74.

Liria qe katër stinorë nuk ka qenë pjesë e Superligës, prej nga kishte rënë në stinorin 2018/19.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë