SHORTI I LIGËS SË PARË - GRUPI A

TOPSPORTI/ D. S./ Pamje nga ndeshja e edicionit të kaluar Liria-Vëllaznimi
Liria e nis si mysafir, Vëllaznimi si vendas
21 July, 2022 @15:30
Pas shortit të tërhequr për ndeshjet e ciklit të parë të Superligës në FFK sot, është bërë tërheqja edhe për ndeshjet e Ligë së Parë, Grupi A dhe Grupi B.
Kështu, në përballjet e xhiros së parë të stinorit 2022/23 Liria që ka emëruar për trajner Xhengis Rexhepin, do të jetë mysafire e Rahovecit.
Ndërsa Vëllaznimi që ditë më parë zyrtarizoi si kryetrajner Gani Sejdiun do të pret në shtëpi ekipin e Drenasit.
Përballjet tjera që do të luhen në xhiron e parë të edicionit të ri të Ligës së Parë Grupi A janë:
Phoenix - Trepça,
Feronikeli - Rilindja,
A&N - Istogu.
Fituesi i Grupit A të Ligës së Parë siguron Superligën për edicionin 2023/24.
Vendi i dytë, luan dy ndeshje barazhi për të shpresuar në Superligë 2023/24.
Vendi i fundit në Grupin A, bie nga Liga e Parë në Ligën e Dytë të Kosovës.
Edicioni i ri në Ligën e Parë fillon më 20 gusht 2022.