Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - LIRIA

Liria fiton në Gjakovë, e treta fitore radhazi

Liria fiton në Gjakovë, e treta fitore radhazi


20 April, 2022 @15:51

Fitoren e tretë me radhë në Ligën e Parë sot Liria e ka shënuar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.

Këtë përballje prizrenasit e fituan 0-2 (Blendi Memaj 34’, Astrit Berisha 86’).

Të drejtuarit nga Granit Begolli, që më herët ketë sezon ishte edhe trajner i Vëllaznimit, epërsinë e gjetën ne minuën e 34’, kur Blendi Memaj shënoi për 0-1 pas shërbimit nga Fitim Susuri. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

TABELA AKTUALE

Më pas, një prej rasteve më të mira në pjesën e dytë u shfaq për Liridon Fetahajn, i cili në minutën e 66’ kishte mundësi ta dyfishonte epërsinë e Lirisë, por ai u tregua i pasaktë nga shumë pranë portës, duke mos e shfrytëzuar maksimalisht një gabim të mbrojtjes gjakovare.

Në disa raste të tjera, gjakovarëve në shpëtim i doli portieri Zamir Vjerdha, por goli i dytë i Lirisë ishte i paevitueshëm. Ishte minuta e 86’ kur Viktor Kuka krosoi nga krahu i djjathtë, e topin në rrjetë e çoi me kokë Astrit Berisha, për të cilin ky ishte goli i gjashtë në nëntë ndeshje për Lirinë, që nga ardhja e tij në janar. Kështu, ndeshja u mbyll 0-2 në të mirë të Lirisë.

Fitorja e shënuar sot bën që Liria të jetë në vendin e dytë të Grupit A të Ligës së Parë, për ta mbetur kështu me shpresë të rikthimit në Superligës përmes barazhit, kurse Vëllaznimi sipas të gjitha gjasave edhe vitin tjetër do të jetë në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë