Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA NDËRPREN SERINË E BESËS

Liria me fitore në pushim

Liria me fitore në pushim


29 November, 2015 @15:02

Liria ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Besës sot në Prizren. Ekipi i drejtuar nga Erdogan Celina ka mposhtur pejanët në derbin e Dukagjinit,  3-1, derisa në ndërkohë ka ndërprerë serinë e fitoreve të Besës prej 4 fitoreve radhazi. 

Epërsinë prizrenasve ia dha Dardan Rogova, me golin e parë të tij të stinorit, pas asistimit të Alban Dylazekës. Më pas Fisnik Ramadanaj pranon një top nga Liridon Fetahaj për të shënuar për 2-0 - që qetësoi vendasit. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Besa ngushtoi epërsinë me anë të Mark Milicajt, që shënoi 5 minuta pa përfunduar ndeshja, por gjakovari Dylazeka me gol të bukur ka qartësuar se 3 pikë do të mbeten në Prizren sot, për t’ia dhënë fitoren Lirisë 3-1 në fund. 

Me këtë fitore Liria nuk del nga zona e rrezikshme në vjeshtë, ku do të dimëroj, derisa Besa mbetet në mesin e artë të tabelës. 


 
Të gjitha lajmet nga