TRANSFER
Liria përforcohet me futbollistin e Ballkanit
30 January, 2020 @20:01
Uran Shala është përforcimi më i ri i Lirisë së Prizrenit.
Futbollisti në fjalë, që luan në pozitën e mbrojtësit, me vetëdëshirë është larguar nga Ballkani, shkruan faqja e klubit therandas, për të kaluar kështu te skuadra e qytetit fqinje.
Shala i bashkangjitet numrit të shumtë të përforcimeve të Lirisë këtë muaj, që për synim sivjet e ka rikthimin në Superligë.