PRIZREN
Liria sonte zgjedh kryetarin
15 January, 2015 @10:37
Dikur me famë, tash në kërkim të saj. Liria sikur po përgatitet që t’i kthehet elitës së futbollit kosovar dhe këtë po ia nis sonte me zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit.
Pasi që vitin e kaluar kryetari Masar Shala kishte ndërruar jetë, ekipi bardhezi nga Prizreni me 33 delegatë pritet të zgjedh kreun e ri të skuadrës.
Ish sulmuesi i këtij klubi, Mirsad Çollaku, përflitet se do të jetë kandidati kryesor për të marrë këtë post, mirëpo e tëra do të bëhet e ditur sonte, pas orës 18:00 kur edhe nis Kuvendi i klubit, kanë bërë të ditur mediat lokale prizrenase sot.