Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Liria-Vushtrria, caktohet data dhe fusha e ndeshjes

Pamje nga stadiumi "18 qershori" në Klinë/ Foto: KFDukagjini/fb

Liria-Vushtrria, caktohet data dhe fusha e ndeshjes


6 May, 2022 @16:16

Dy skuadrat që përfunduan në pozita të dyta të grupeve përkatëse në Ligën e Parë të Kosovës, A dhe B, Liria dhe Vushtrria, kanë kuptuar sot se ku do të zhvillojnë ndeshjen e barazhit mes tyre.

Kështu, përballja ndërmjet Lirisë dhe Vushtrrisë do të luhet në stadiumin me bar natyral, të Klinës në “18 qershori”.

TABELA AKTUALE

Ndeshja do të luhet më 21 maj, të shtunën, ndërsa ora e ndeshjes nuk është bërë e ditur ende saktësisht nga FFK.

Fituesi i këtij barazhi, do të ndeshet me skuadrën që përfundon e teta në Superligë dhe ajo ndeshje do të luhet në “Zahir Pajaziti” të Podujevës me datë 28 maj, të shtunën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë