Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESA E RADHËS NË EKIP!

Liria zyrtarizon përforcimin e katërt

Liria zyrtarizon përforcimin e katërt


23 June, 2023 @12:26

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në ekip. Tash, një qendërmbrojtës. Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi Melos Zenunaj është anëtar i ri i ekipit bardhezi nga Prizreni, ndërsa lojtari në fjalë do të jetë pjesë e Lirisë për stinorin 2023/24.

Së fundi, ai ka qenë pjesë e A&N ndërsa ka luajtur edhe për Dukagjinin. Mbrojtësi 184 centimetra i gjatë në fund të gushtit mbush të 23-tat, ndërsa klubi ka bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë 2-vjeçare me atë.

“Zenunaj, qendërmbrojtësi shtatëlartë ka nënshkruar për dy vite me klubin. Ai, vie nga Dukagjini e që ka bërë karrierë në disa klube.
“Pres që të dèshmohem dhe me klubin të arrijmë objektivat”, ka thënë 22- vjeçari pas arritjes së marrëveshjes me ‘bardhezinjtë’.”
— ka shkruar njoftimi i Lirisë bashkë me një deklaratë të shkurtë të lojtarit.

Ai bëhet përforcimi i katërt i Lirisë këtë verë, pas lojtarëve si: Fatjon Bunjaku, Mërgim Bajrami dhe Bleond Rexhepi. Liria deri tash zyrtarisht ka humbur Liridon Fetahajn, që u bë pjesë e Malishevës, ndërsa ka zyrtarizuar edhe një trajner që është risi për Superligën, Nedim Yigit. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga