VUSHTRRI

Lis Behrami anëtar i ri i Vushtrrisë
26 June, 2022 @19:39
Futbollisti që ka qenë pjesë e Kosovës U-15, U-17 dhe U-19, Lis Behrami, është bërë edhe zyrtarisht anëtar i ri i ekipit të Vushtrrisë.
Vushtrria që garon në Ligë të Parë Grupi B, në stinorin e kaluar për pak dështoi të siguronte Superligën, duke pësuar në barazh nga Malisheva.
Kësaj radhe, ekipi ka marrë trajner Alban Dragushën, ish-lojtarin e dikurshëm dhe sot ka zyrtarizuar edhe mesfushorin defanziv si forcë shtesë në ekip.
Në stinorin e kaluar Behrami ka qenë pjesë e Ramiz Sadikut, në ligë të njëjtë.