Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLD TRAFFORD

Lisandro Martinez për €67mln. te United, detajet

Lisandro Martinez për €67mln. te United, detajet


17 July, 2022 @18:16

Manchester United ka arritur marrëveshje me Ajaxin për të transferuar qendërmbrojtësin argjentinas, Lisanrdo Martinez, për vlerën e 67 milionë eurove, ka bërë të ditur BBC Sports.

Marrëveshja me lojtarin, do ta lidhë atë te ekipi i Unitedit për 5-vitet e ardhshme, ndërsa fillimisht do të pagohen rreth 50-milionë euro dhe të tjerat me bonuse, duke përfshirë këtu edhe 3-milionë euro që do të marrin ish-ekipet e Martinezit si rregull për solidaritet mes klubeve që e kanë rritur lojtarin.

Lisandro Martinez

Lisandro Martinez ka bërë 120 parqitje për Ajaxin prej kur arriti nga Defensa y Justicia për 8 milionë euro në vitin 2019, derisa ka luajtur edhe për Newell’s Old Boys.

Qendërmbrojtësi ka debutuar për Argjentinën në mars të vitit 2019. Ai është bërë ardhja e tretë në Old Trafford pas Tyrell Malacias nga Feyenoordi dhe Christian Erikseni, ku ky i fundit erdhi nga Brentfordi si lojtar i lirë.

Lisandro Martinez

Trajneri aktual i Manchester Unitedit Erik ten Hag ka punuar me Martinezin te Ajaxi dhe ka fituar titullin kampion në 2021 dhe 2022, ndërsa Kupën e Holandës në 2021. Për më tepër, ai ka qenë lojtari më i mirë i Ajaxit në stinorin 2021/22.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League