Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KAMPI KUQ E ZI

Lista publikohet të martën

Lista publikohet të martën


28 May, 2016 @20:19

Një ditë para miqësores ndaj Katarit, Gianni De Biasi foli para gazetarëve të Supersportit.

“Është ndeshja e parë pas dy muajsh e gjysmë dhe më intereson ta shoh gjendjen e skuadrës. Kjo ndeshje do të më ndihmojë të dal në disa përfundime. Të gjithë e meritojnë të udhëtojnë në Francë, mirëpo unë duhet ta reduktoj listën.

Lista do të dihet ditën e martë pas stërvitjes së fundit. Çdo lojtar e konsideroj si djalin tim dhe për mua do të jetë e vështirë ta bëj zvogëlimin e listës.” - u shpreh kryetrajneri i Kombëtares para mediave të Supersportit.

Shqipëria bën pjesë në grupin A bashkë me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë, ndërsa para Evropianit i luan edhe dy ndeshje miqësore ndaj Katarit dhe Ukrainës më datat 29 maj dhe 3 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga