Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRIGHTON 1-1 LIVERPOOL

Liverpool në krye, përkundër barazimit kontravers

Foto: premierleague.com

Liverpool në krye, përkundër barazimit kontravers


28 November, 2020 @16:40

Liverpool ka regjistruar barazimin e tretë të stinorit, për të marrë kryesimin e përkohshëm të klasifikimit në Premier Ligë.

Liverpool është ndalur befasisht nga Brighton sot, 1-1 [Gross 90+3p - Jota 60]. Penalltia kontraverse e fituar e Brightonit në fund të ndeshjes u dha pikë vendasve, pasi që më parë Mohamed Salah dhe Sadio Mane kishin shënuar - gola të cilat u anuluan nga VAR.

TABELA AKTUALE

Jurgen Klopp u nervozua me referët për vendimin e fundit të ndeshjes, që çoi në barazim, duke mos u pajtuar me vendimin për penalltinë.

Sidoqoftë, Liverpool me këtë barazim merr kreun me 21 pikë, një më shumë sesa Tottenham që tash është i dyti me një ndeshje më pak. Për tu theksuar, Brighton dështoi të shënojë penallti në minutën e 20 të ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League