Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANFIELD ROAD

Liverpool publikon profitin për sezonin 21/22

Liverpool publikon profitin për sezonin 21/22


28 February, 2023 @15:52

Ish-kampioni i Anglisë dhe Evropës, Liverpool, ka publikar raportin financiar deri në maj të vitit 2022, ndërsa ka bërë të ditur se ka pasur përfitime dhe ngritje të nivelit të shikueshmërisë në klub.

Të ardhurat e përgjithshme të ekipit janë ngritur për 107 milionë funta, ndërsa klubi për herë të parë ka dalë në profit që prej stinorit 2018/19. Gjithashtu, të ardhurat nga publiku në ndeshjet e fundjavës janë ngritur prej 83 në 86 milionë në vjet.

Në përgjithësi, në raportin e publikuar financiar, detajet e publikuara te Liverpool janë:

-Të ardhurat nga media, bien për 5 milionë funta - në 261M;

-Të ardhurat nga ndeshjet e fundjavës, ngriten për 3 milionë funta - në 86M;

-Të ardhurat komerciale rriten për 29 milionë funta - në 247M;

-Shpenzimet administrative rriten për 69 milionë funta - në 545M;

-Të ardhurat e përgjithshme rriten për 107 milionë funta - në 594M;

-Profiti para tatimit, është 7.5 milionë funta.

Sidoqoftë, këtë sezon Liverpool duhet të bëj çmos për të arritur në zonën e Champions League, për të vazhduar ritmin e fitimeve. Ekipi është raportuar të jetë stabil financiarisht, ndërsa pronari nuk e ka ndërmend shitjen, por vetëm shtimin e investimeve nga të tjerët.

“Në 5 vitet e fundit kemi investuar mbi 250 milionë funta në infrastrukturë dhe kemi krijuar objekte e mundësi të cilësisë botërore për lojtarët, stafin dhe tifozët. Ajo që është me rëndësi është që të përfundojmë stinorin sa më mirë, brenda dhe jashtë fushe, derisa ne do të punojmë që të shtojmë ngritjen komerciale si dhe të investojmë në lojtarë dhe të mirat e tyre,” ka thënë drejtori menaxhues i ekipit, Andy Hughes.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League