JOEL MATIP
Liverpool siguron lojtarin e Schalkes
15 February, 2016 @14:48
Joel Matip 25 vjeç nga vera e këtij viti do të jetë lojtar i ri i Liverpoolit, ka bërë të ditur pak më parë Eurosport në edicionin e rregullt të lajmeve.
Qendërmbrojtësi kamerunian, që mund të luaj në çdo pozitë në mbrojtje si dhe në mesfushë me detyra defanzive, është një lojtar që vlerësohet nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dhe pasi që i skadon këtë qershor kontrata me ekipin gjerman, ai nuk e ka vazhduar atë për të nënshkruar me Liverpoolin.