Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA MË E THELLË NË HISTORI

Liverpool turpëron Manchester Unitedin

Liverpool turpëron Manchester Unitedin


5 March, 2023 @19:38

Liverpooli i Jurgen Kloppit ka performuar shkëlqyeshëm, ndërsa Mohamed Salah është bërë rekord-golashënuesi i ekipit derisa shkatërruan Manchester Unitedin në derbi të luajtur në Anfield Road.

Manchester United që po kalonte festë nën renovimin e bërë me Erik ten Hagun pas triumfit në Kupën e Ligës,  e kaloi një test realiteti brutal sonte, duke u demoluar tërësisht. Liverpool mori kontrollin e lojës pas mundësive të Bruno Fernandesit dhe Marcus Rashfordit, për të hapur serinë e asaj që do të përfundonte me turpërim për Djajt e Kuq, kur Cody Gakpo hapi serinë e golave.

Darwin Nunez

Pjesa e dytë, më mirë mos t’ia kishte nisur fare për nxënësit e Ten Hagut. Darwin Nunez (2) ia nisi Gakpo e vazhdoi, ndërsa Mo Salah (2) e Roberto Firmino (1) gjithashtu u regjistruan në listë të goleadorëve, për përfundimtaren Liverpool 7-0 Manchester United [Gakpo 43, 50, Nunez 47, 75, Salah 66, 83, Firmino 88].

Salah me golin e tij të fundit të shënuar në këtë ndeshje u bë golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në Premier Ligë (129) duke e kaluar Robbie Fowlerin, e gjithashtu u bë golashënuesi më i mirë në histori që ka shënuar ndaj Unitedit (11).

Mohamed Salah

Derisa Liverpooli do të vazhdojë ndjekjen e një vendi për Champions, Manchester United mbetet të shihet se si do të refelktojë pas këtij turpërimi.

Kliko X për ta larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League