Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEWCASTLE - LIVERPOOL

Liverpooli kryen detyrën, presioni te Manchester City

Foto: Premier League

Liverpooli kryen detyrën, presioni te Manchester City


30 April, 2022 @15:24

Përkundër faktit që la në bankë lojtarë si Salah, Thiago, Arnold e Fabinho, Liverpooli përsëri arriti ta mbyllë me fitoren takimin e sotëm ndaj Newcastlet.

Ndeshja nuk ishte e lehtë për “The Reds”, por falë një goli nga Naby Keitas në minutën e 19’, Liverpooli sot mori një fitore tejet të rëndësishme në luftën për titullin kampion në Angli.

Goli në fjalë solli shumë ankesa nga lojtarët e Newcastlet, që u ankuan për një ndërhyrje të palejueshme të shkaktuar nga Milner para se Liverpooli të shënonte, por për VAR-in gjithçka ishte në rregull dhe goli u pranua. Ky gol në fund doli të ishte i mjaftueshëm për Liverpoolin, me takimin që u mbyll 0-1 në fund.

Kështu, Liverpooli tashmë merr kreun e Premier Ligës, e presioni bartet te City, që luan sot në udhëtim te Leeds United.

Sa i përket Newcastlet, skuadra nga Tyneside veç e ka arritur synimin sezonal, mbetjen në Premier Ligë, e për sezonin tjetër mund të kenë plane më të mëdha, kur dihet që kanë pronar të ri me buxhet pothuajse pa limit.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League