Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEAGUE CUP: LIVERPOOL - ARSENAL

Liverpooli s’çan Arsenalin e cunguar

Liverpooli s’çan Arsenalin e cunguar


13 January, 2022 @23:45

Përkundër presionit të madh dhe posedimit, Liverpool nuk është ndarë i kënaqur nga përballja e parë gjysmëfinale ndaj Arsenalit në Kupën e Ligës së Anglisë.

Granit Xhaka

Ekipi i Arsenalit mbeti me 10 lojtarë në fushë që prej minutës së 24 kur Granit Xhaka mori karton të kuq pas një fauli të ashpër ndaj lojtari të fundit të Liverpoolit, Diogo Jota.

Granit Xhaka

Mysafirët u koncentruan përfundimisht në mbrojtje dhe duruan deri në fund presionin e madh nga nxënësit e Jurgen Kloppit, për të nxjerrë barazimin 0-0 në fund dhe për të kërkuar finalen në ndeshjen e radhës pa disavantazh në Emirates, ku fituesi do të luajë ndaj Chelseat në finale.

Përballja Arsenal - Liverpool luhet të enjten tjetër në Emirates, ndërsa fituesi takohet me Chelsean në finale, kah fundi i muajit të ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League