Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI 0-0 LLAPI

Llapi bën hap prapa në ndjekje të kryesuesve

Foto: KFDukagjini/fb

Llapi bën hap prapa në ndjekje të kryesuesve


5 December, 2021 @15:14

Dukagjini i Klinës ka arritur të ndalë Llapin në 18 qershori, duke barazuar pa gola sot, 0-0 në Klinë.

Futbollistët e trajnerit Armend Dallku kanë qenë tejet mirë të organizuar në mbrojtje dhe përkundër tentimeve të mysafirëve dhe posedimit më të madh të tyre të topit, nuk kanë arritur të shënojnë.

Arbnor Ramadani (2) ka tentuar i pari për llapjanët, ndërsa mysafirët kanë pasur shpejt tre kornerë të regjistruar para se të tentojë edhe Bujar Idrizi (20) nga gjuajtja e lirë.

Rasti i vetëm për tu përmendur për vendasit ka qenë i Shabanit (37) por gardiani kroat i mysafirëve ka qenë në vend.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë, thuajse njëjtë, për të shkuar ndeshja në fund, pa rrjeta të tundura dhe për të marrë secili ekip nga një pikë.

Pika i ka konvenuar Dukagjinit, që ndaj Llapit në formë ka ikur edhe më nga fundit dhe mbetet në lojë për shpëtim.

Në anën tjetër Llapi ka bërë një hap prapa në ndjekjen e treshes kryesuese, të cilët tashmë kanë kaluar në 30+ pikë, e ekipi i Tahir Batatinës është në 26 sosh.

Në xhiron e fundit të pjesës vjeshtore të stinorit, Dukagjini do të jetë mysafir i Malishevës Liman Gegaj, ndërsa Llapi do të ketë punë ndaj kampionëve aktual, Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga