Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - LLAPI

Llapi bie në Gjilan, Drita në vendin e dytë

Llapi bie në Gjilan, Drita në vendin e dytë


23 November, 2019 @14:58

Edhe pse në mungesë të Xhevdet Shabanit për shkak të lëndimit, skuadra e Dritës ka arritur ta fitojë me rezultat 2-0 duelin shumë të rëndësishëm ndaj Llapit në Gjilan, për t’u ngjitur kështu në vendin e dytë në tabelë, mbi rivalin e përjetshëm - Gjilanin.

Pjesa e parë e ndeshjes mes dy skuadrave që fuqishëm po rivalizojnë për titull sivjet u mbyll pa gola, derisa golat e fitores për gjilanasit u shënuan në minutat 75’ dhe 90+2’.

Fillimisht për 1-0 shënoi Betim Haxhimusa pas një topi të rikthyer nga shtylla, kurse fitorja u vulos nga Erjon Vucaj, i cili shënoi një gol tejet të bukur.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që Drita të jetë në vendin e dytë, vetëm 3 pikë larg kreut, kurse Llapi i Batatinës tashmë ka 10 pikë më pak se lideri i Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga