Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Llapi fiton ndeshjen ndaj Akhmatit

Llapi fiton ndeshjen ndaj Akhmatit


31 January, 2022 @11:31

Fituesi i fundit e Kupës dhe Superkupës së Kosocvës, Llapi, ka arritur që me lojë të mirë të mposht sot skuadrën e Superligës ruse të futbollit, Akhmat Grozny.

Llapjanët kanë korrë fitore në përballjen përgatitore që u zhvillua në Antalya të Turqisë me rezultat 1-0, ndërsa golin e vetëm dhe të fitores për ekipin që drejtohet nga Tahir Batatina e ka shënuar braziliani Bianor Neto (59’).

Kjo ka qenë miqësorja e katërt e llapjanëve zhvilluar në Turqi këto ditë, sa po qëndrojnë atje në fazë përgatitore.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga