Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Llapi gjobitet 1 mijë euro për shkak të piroteknikës

Llapi gjobitet 1 mijë euro për shkak të piroteknikës


27 November, 2021 @8:44

Klubi i Llapit ka marrë një gjobë prej 1 mijë eurove nga KD i FFK për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike tymuese dhe ofendimeve në kor ndaj ekipit mysafir (në minutat: 50, 54, 80).

Ngjarjet kanë ndodhur në derbin mes Llapit dhe Ballkanit, ku llapjanët kanë arritur që të përmbysin epërsinë e mysafirëve për t’i mposhtur në fund.

“FC ”Llapi”. Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese në afërsi të flamurit të kornerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes së xhiros së 14 të BKT Superligës, Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1),” - ka shkruar njoftimi i KD-së së FFK-së.

Përndryshe Llapi ka kapur një formë të mirë së fundi në Superligë dhe ka arritur që të kap pozitën e katërt në tabelë. Ekipi po mëton daljen në gara evropiane për të dytin stinor radhazi.

Këtë xhiro ata i pret derbi, ndaj liderit të Superligës, Gjilanit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga