Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Llapi më 5 maj nis stërvitjet

Foto: KFLlapi/fb

Llapi më 5 maj nis stërvitjet


3 May, 2020 @2:07

Skuadra e Llapit nga Podujeva ka konfirmuar se më 5 maj do të nis stërvitjet pas lehtësimit të masave mbrojtëse nga pandemia COVID-19.

Njoftimin e ka bërë të ditur trajneri i Llapit Tahir Batatina në një prononcim të tij për Zërin.

Batatina gjithashtu ka treguar se në fazën e parë të stërvitjeve do të ndahen futbollistët me nga pesë për grup, për t’iu përshtatur rregullave për mbrojtje nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka bërë të ditur se aktivitetet sportive mund të nisin në qershor, ndërsa FFK pas mbledhjes së KE-së ka njoftuar se prej 10 majit mund të nisin stërvitjet në ekip, e plani për të startuar me ndeshje parashihet të jetë 23-24 maji me gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Llapi gjendet në pozitën e gjashtë të tabelës së Superligës me 34 pikë, 11 më pak se lideri Ballkani.

Ekipi nga stadiumi Zahir Pajaziti po kërkon të ngritet në klasifikim ashtu që të gjej rrugë për të dalë në gara evropiane.

Deri në fund të stinorit të Superligës kanë mbetur 11 xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga