Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA 0-0 LLAPI

Llapi pa fitore në Malishevë

Llapi pa fitore në Malishevë


27 November, 2022 @18:23

Skuadra e Malishevës që dy xhiro më parë në shtëpi mposhti Prishtinën, sot nuk ka arritur të mposhtë Llapin në Liman Gegaj, ndërsa ekipet kanë ndarë pikët në fund, me Malisheva 0-0 Llapi.

Ndër rastet më të mira ishte ai i shënuar nga futbollistët e Malishevës pak para fundit të ndeshjes, por që u pa se ishte ofsajd dhe kështu rezultati mbeti i bardhë pas 90-minutave lojë aty.

TABELA AKTUALE

Pas kësaj ndeshjeje, Llapi kryen vjeshtën në Superligë me 17 ndeshje në pozitë të gjashtë dhe me 20 pikë, ndërsa Malisheva nga 18 ndeshje ka një pikë më pak. Kujtojmë, edhe në ndeshjen e parë të sezonit të luajtur në Podujevë, këto dy skuadra patën barazuar, por me gola, 1-1.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga