Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DERBIT

Llapi po e kërkon motivin shtesë për derbi

Llapi po e kërkon motivin shtesë për derbi


27 November, 2021 @9:50

Njëri ndër duelet më interesante të ditës së diel, 28 nëntor, pritet të zhvillohet në Merdarë, ku Llapi pret liderin e Superligës, Gjilanin.

Duke ditur që Llapi është në formë tepër të mirë, ku kanë arritur shtatë fitore në tetë ndeshjet e fundit të Superligës, ata kanë kërkuar mbështetjen e tifozëve të tyre për të vazhduar rrugëtimin “drejt titullit kampion”, siç kanë shkruar.

“Mbështetja juaj do jetë motiv shtesë për ekipin, trajnerin dhe klubin që të arrijmë fitore dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt titullit kampion,” - ka shkruar ndër të tjera paralajmërimi i Llapit për ndeshjen ndaj Gjilanit, që nis në ora 13:30 në Merdarë më 28 nëntor.

Llapi ka pësuar në përballjen e parë ndaj Gjilanit këtë stinor, që u luajt më 29 shtator, ku ishte përmbysur pas epërsisë së marrë nga Rivera, me golat e Prognit dhe Halilit në pjesë të dytë.

Derisa një fitore e Llapit do të bënte edhe më interesant renditjen e katërshes kryesuese të Superligës, fitorja e Gjilanit do të konfirmonte liderin dhe sigurinë edhe për disa xhiro para pushimit dimëror.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga