PARA NDESHJES LLAPI - FLAMURTARI

Llapi ruajtjen e kreut, Flamurtari ‘ikjen’
14 October, 2017 @11:16
Përveç ndeshjes Feronikeli-Liria, Superliga sot sjell edhe një ndeshje interesante.
Në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Llapi e Flamurtari takohen mes vete, në një takim mes skuadrave me synime krejtësisht të kundërta.
Në njërën anë, Llapi me një fitore të mundshme synon ruajtjen e vendit të parë, vend të cilin ia kërcënojnë disa skuadra, e në anën tjetër, Flamurtari me befasi eventuale synon ikjen nga vendi i parafundit në klasifikim, mirëpo kjo varet edhe nga rezultati i Besës në ndeshjen e vet.
Duhet përmendur që Llapi në këtë takim vjen pas humbjes nga Drita, derisa kryeqytetasit ndeshjen e kaluar barazuan 2-2 ndaj Feronikelit.