KOMISIONI DISIPLINOR

Munishi gjobë, Myrta suspendim
13 October, 2017 @19:38
Pas lajmit që Ismet Munishi e Yll Myrta ishin pjesë e disiplinores pas xhiros së nëntë, sot u shqiptuan dënimet për dyshen e Vëllaznimit. Borozani.com
FFK njofton që Ismet Munishi, për shkak të manifestimit të sjelljeve josportive (fyerje dhe sharje të rënda drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes veçanërisht gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu si dhe organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës – minuta e 90-të kur edhe largohet nga pankina, por i njëjti edhe pas përfundimit të ndeshjes rikthehet në fushë dhe sërish fillon me fyerje dhe sharje banale drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së,) në ndeshjën e javës së IX-të ndaj Prishtinës, është dënuar me gjobë prej 1000 eurove.
Sa i përket Yll Myrtës, futbollisti gjakovar për sjellje josportive (pas përfundimit të ndeshjës me vrap hyri në fushë dhe iu drejtua gjyqtarëve të takimit me fyerje dhe ofendime banale, ndërsa të njejtën e bëri edhe për organet e FFK-së. i lartcekuri për atë ndeshje (Prishtina - Vëllaznimi) nuk ishte në protokollin zyrtar por në cilësi të spektatorit dhe i identifikuar me veshjen e sipërme të klubit amë) dhe për këtë arsye dënohet me ndalesë loje në kohëzgjatje prej 1 muaji për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga FFK-ja.