KUSH, ÇKA TREGOI DERI TASH?

Afati i tetorit në Eredivise
13 October, 2017 @19:00
Dy kosovarët deri tani kanë qenë të jashtëzakonshëm këtë sezon. Miloti ka qenë jetik për Vitessen si në Holandë, si në Europa League duke iu shtuar golave edhe asistime. Punën në sulm e ka a të lehtë me Tim Matavz në qendër të sulmit, përvoja e të cilit bashkë me përvojë sado të kufizuar të Castaignosit mundet ti ndihmojë në zhvillimin e tij si futbollist.
Edhe Arbër Zeneli me Heerenveenin ka qenë i shkëlqyeshëm me nja dy gola fantastik në gjashtë paraqitjet e tij. edhe pse për kualitet ngecin në krahasim me treshen holandeze, përfshirë edhe Vitessen e Rashicës, Heerenveen kanë treguar lojëra të bukura këtë sezon. Kanë një ekip të mbushur me talente vendase dhe ndërkombëtare që bën një ambient pozitiv për zhvillimin e Zenelit.
Një thesar talentesh mund ta gjeni tek PSV. Kanë importuar emra si Hector Loazno i cili me Jurgen Locadian kanë arritur të shënojnë nga gjashtë e pesë gola. Fillim i mirë ka qenë edhe për uruguaianin Gaston Pereiro i cili edhe pse luan në një pozitë më qendrore në sulm, ka gjetur golin më pak herë. Loja e ekipit të Cocus veçohet për kah ofensiva dhe jo-mëshira që kanë para portës, por mbi të gjitha ia vlen të shihni talentet e mahnitshme që kanë. Van Ginkel është kapiten dhe ndër më të vjetrit në ekip. Ka 25 vjet, moshë të cilën e kalojnë vetëm Luuk de Jong, Zoet në portë, dhe mbrojtësi gjerman Schwaab. Eliminimi nga Evropa u ka ndihmuar goxha shumë.
Nëse shihni tabelën, Zwolle e VVV Venlo mund të ju befasojnë. Këta të fundit kanë vetëm një humbje nga Ajaxi por shumicën e ndeshjeve i kanë pasur nga ekipe të cilat megjithëse duhet të jenë më cilësore, nuk janë të rangut të atyre që luftojnë për Evropë. Asnjëra nuk është duke bërë lojë për Evropë për momentin, por kjo seri sado që zgjat i largon nga rreziku për tu larguar nga liga.
Dëshpërues ka qenë për Ajaxin ky fillim i sezonit. Kanë humbur lojtarë të vlefshëm, por më shumë besoj që i ka goditur largimi i trajnerit. Sinkronizimin si ekip nuk po mund ta gjejnë akoma dhe po të mos ishte kthimi i Huntelaar dhe Lasse Schone në mesfushë do të ishin edhe më keq. Shterpësia e Dolbergut e Kluivertit dëshmon nevojën për tu pjekur këto dy talente.
Te Feyenoordi, Jorgensen është larg formës së tij të zakonshme e edhe lëndimi e ka bërë të veten; Boetius po kalon sezonin e fundit me gjasë para se të kaloj nëpër Evropë, e edhe grupi në Champions League do ti mundoj më shumë se që pritet këtë sezon.