UEFA FUTSAL MAIN ROUND

Foto: FC Liburn Gjakovë
Liburni debuton me fitore në Main Round
12 October, 2017 @19:26
Në takimin e parë në kuadër të UEFA Futsal Main Round, Liburni ka triumfuar me rezultat 4-6 ndaj skuadrës kampione franceze, Garges Djibson. Borozani.com
Kjo fitore bën që Liburni ta bëjë një hap përpara drejt UEFA Futsal Elite Round, ku marrin pjesë 16 skuadrat më të mira të Evropës, mirëpo për të arritur deri në atë fazë skuadra gjakovare duhet ta tregojë veten në dy ndeshjet tjera që zhvillohen ditëve të ardhshme, duke filluar që nga nesër.
Përveç golashënuesve të skuadrës së Liburnit, Selmanaj (4), Alaj (1) e Mejzini (1), nga takim i sontëm duhet përmendur edhe paraqitja fantastike e portierit gjakovar, i cili u tregua vendimtar në disa raste kur rezultati mes skuadrave ishte tejet i ngushtë.