VENDIMI I KOMESARIT
BOROZANI/ A. P.
Ballkani e fiton ndeshjen ndaj Rahovecit në tavolinë
12 October, 2017 @15:17
Përkundër se humbi në fushë të lojës nga Rahoveci, skuadra e Ballkanit e ka nxjerrë fitoren në tavolinë duke i marrë të tre pikët nga ndeshja me vreshtarët.
Ballkani ka shfrytëzuar një lëshim administrativ të Rahovecit, që kishte futur futbollistin Arbër Likaj në lojë, i cili ishte i suspenduar prej kartonëve dhe duhej detyrimisht të mos ishte pjesë e kësaj loje.
“Pasi lojtari Arbër Likaj është aktivizuar në xhiron e nëntë të Ligës së Parë, vërehet shkelja e nenit 48, paragrafi 1 të PG-së, që do të thotë se lojtari i ndëshkuar me 4 kartonë të verdhë detyrimisht pushon. Prandaj, KG miraton ankesën e KF Ballkani dhe ndeshjen e xhiros nëntë, KF Rahoveci - KF Ballkani e regjistron 0-3 në favor të KF Ballkani,” ka shkruar arsyetimi i KG-së sot publikuar në faqen zyrtare të Federatës.
Me këtë “fitore” Ballkani tashmë mbetet vetëm 3 pikë larg kreut të tabelës dhe për më tepër, vazhdon të mos pësojë gola e të radhit fitoret.