DRENICA-VLLAZNIA

Visar Berisha vendos, e dyta me radhë për Drenicën
11 October, 2017 @15:59
Drenica ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Superligë, pas asaj ndaj Besës në xhiron e kaluar, duke e mposhtur sot me rezultat minimal në Skenderaj, Vllazninë e Pozharanit, 1-0. Borozani.com
Kuqezinjtë e Skenderajit kanë ardhur në epërsi përmes golit të Visar Berishës, që u gjend më së miri në zonë, pas një krosimi të ardhur nga mesfushorët, në minutën e 30 të ndeshjes.
Ky gol është treguar të jetë i pari dhe i fundit i ndeshjes, pasi që në minutat në vazhdim si të pjesës së parë, por edhe në pjesë të dytë, skuadrat nuk kanë arritur të shënojnë.
Derisa Drenica (13 pikë) me këtë fitore del nga zona e rrezishme dhe aty fut Lirinë e Prizrenit, Vllaznia mbetet e fundit në klasifikim me 4 pikë të tubuara.