ZONA e AZISË

Veterani Cahill, shuan ëndrrën siriane
11 October, 2017 @10:40
Mesfushori legjendar i Australisë, Tim Cahill, përkundër moshës së tij të shtyer për futbollin e sotëm, ka shënuar dy herë për fitoren e vendit të tij dhe kalimin e barazhit nga Zona e Azisë për në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Ndeshja e parë e barazhit aziatik Siria - Australia kishte përfunduar 1-1. Ndërsa dje, gjithashtu përfundoi 1-1 dhe loja shkoi në vazhdime, ku Tim Cahill shënoi golin e dytë të mbrëmjes për t’ia dhënë kualifikimin në fazën tjetër “kengurëve”.
Me këtë fitore, Australia ka siguruar barazhin interkontinental, ndaj skuadrës nga Amerika e Mesme dhe Veriore, Hondurasi, me të cilën do të ndeshet në nëntor për të përcaktuar fituesin e biletës përfundimtare për në Rusia 2018.
“E dija që do të shënoja. Nuk e kam prekur shumë sot topin gjatë lojës, por në fund dhashë gol,” ka thënë Cahill 37 vjeç, që ka luajtur në tre Kampionatet e fundit Botërore me Australinë.