GRUPI A

Franca e siguron, Suedia e dyta edhe pse pësoi
10 October, 2017 @22:24
Ashtu siç pritej, Franca ka shnuar fitore ndaj Bjellorusisë dhe e ka siguruar vendin e parë në grup, vend që siguron plasman direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Në anën tjetër, Holanda përkundër fitores ndaj rivalit direkt, 2-0, nuk arriti ta sigurojë vendin e dytë, me Suedinë që ka golaverazh më të mirë. Kjo e fundit do ta kërkojë Botërorin përmes fazës Play-Off, derisa ky është dështimi i dytë me radhë i Holandës, pas moskualifikimit në EURO 2016.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Luksemburgu e Bullgaria kanë barazuar 1-1.