MAQEDONIA-LIHTENSHTAJNI

Tre gola me emra shqip te Maqedonia
9 October, 2017 @23:19
Maqedonia, që ka qenë rivale e Shqipërisë në kualifikime për Kampionatin Botëror Rusia 2018, ka mposhtur sonte Lihtenshtajnin 4-0 në Strumicë.
Tre gola nga fitorja 4-0, i kanë shënuar lojtarët shqiptarë të Maqedonisë. Golin e parë e shënoi Visar Musliu, pas asistimit të Ezgjan Alioskit, ndërsa të tretin e shënoi mesfushori i ri i Levantes, Enis Bardhi, derisa rezultatin përfundimtar e përcaktoi i rikthyeri pas suspendimit për doping, Arijan Ademi.
Maqedonia ka përfunduar në vend të katërt kualifikimet me 12 pikë.