E PABESUESHME

Nën 1 milionë, të parët në botë
9 October, 2017 @19:49
Sipas të dhënave në faqen zyrtare të UEFA-së, përcjell Borozani.com, është bërë e ditur se në rast të kualifikimit të Islandës në Kampionatin Botëror Rusia 2018, ky vend do të bëhet i pari në botë me popullësi nën 1 milionë banorë që arrin të kualifikohet në një Botëror futbolli.
Islandës i duhet fitorja ndaj Kosovës sonte për të arritur për herë të parë në histori të vendit në Kampionat Botëror.
Islanda mund të shkojë edhe me humbje që sonte drejt Botërorit, nëse Ukraina dhe Kroacia barazojnë.