NË SHKUP

Zgjedhjet ndërrojnë terminin e derbit Vardar-Shkëndija
Teksti: KFShkëndija
8 October, 2017 @21:21
Derbi i xhiros së 10-të në LPFM ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës është caktuar të luhet të më 14 tetor, për shkak se të dielën zhvillohen zgjedhjet lokale në vend.
Shkëndija fundjavën e ardhshme rikthehet në aksion pasi vazhdojnë garat në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Komisioni për gara pranë FFM-së në bashkëpunim me Ministrinë për Punë të Brendshme për shkak se të dielën zhvillohen zgjedhjet lokale në vend kanë zhvendosur për 24 orë ndeshjet e xhiros së 10-të dhe të njejtat do të luhen një ditë më herët.
Kështu përballja Vardari-Shkëndija do të zhvillohet të shtunën (14 tetor) në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup me fillim në orën 14:30.