VUSHTRRIA - FUSHË KOSOVA

Foto: KF Vushtrria
Vushtrria gabon, humb mundësinë për ngjitje
8 October, 2017 @17:31
Pas humbjes së Ballkanit dje, mundësinë për t’u ngjitur në vendin e dytë nuk e ka shfrytëzuar skuadra e Vushtrrisë.
Vushtrria luajti pa gola në takimin e sotëm ndaj Fushë Kosovës, në një ndeshje me mot të mirë e me një numër të konsiderueshëm të shikuesve në shkallët e stadiumit “Ferki Aliu”.
Ky barazim e mban edhe më tutje Vushtrrinë në vendin e tretë, derisa Fushë Kosova ndodhet në mesin e tabelës me 11 pikë.