JAVA IX

Liga e Parë vazhdon sot me 6 ndeshje
8 October, 2017 @12:25
Pas 2 ndeshjeve të luajtura dje, Liga e Parë e Kosovës në futboll vazhdon sot me 6 ndeshjet e tjera të xhiros së nëntë.
Pas humbjes së Ballkanit dje, skuadra e KEK-ut kërkon që ta forcojë kreun me një fitore të mundshme në takimin si mysafir i Dukagjinit, derisa në të njëjtën kohë Vushtrria e kërkon ngjitjen në vendin e dytë në takimin ndaj Fushë Kosovës në shtëpi.
Nga takimet e tjera, Ferizaji me një fitore të mundshme ndaj KIkës do të rikthehej në vendin e katërt në tabelë, derisa duel interesant nga fundi i tabelës pritet të jetë ai mes Kosovës së Prishtinës dhe Bashkimit të Koretinit. Dy ndeshjet tjera të ditës zhvillohen mes Onixit e Hajvalisë dhe Trepçës e Vitisë.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00.